Pse fermerët po e derdhin qumështin? Flet kryeministri

Pse fermerët po e derdhin qumështin? Flet kryeministri

12:35, 17/09/2020

Fermerët e vendit kanë derdhur tash e disa ditë në lumenj qumështin që kanë grumbulluar, si shenjë pakënaqësie që nuk po merret vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme.

Për këtë çështje ka folur në seancën e sotme edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se ajo çka ka ndodhur me qumështin është ngopje e tregut që ka ndodhur për shkak të pandemisë.

“Ajo që ka ndodhë është ngopje e tregut, edhe për shkak të pandemisë është për shkak të zhvillimeve tjera, ministri tregtisë dhe ai i bujqësisë janë taku disa herë do të gjendet një zgjidhje afat gjate për qumështarët, veçanërisht sa i përket ndarjes në markete, të produkteve që kanë bazë nga vaji i palmës. Ministria e Bujqësisë duhet të mbështesë më shumë qumështarët, janë probleme që janë shkaktuar muajt e fundit për shkak të pandemisë”, ka thënë kryeministri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco