Ja cilat biznese goditi më shumë pandemia

Ja cilat biznese goditi më shumë pandemia

07:06, 16/09/2020

Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit sjellja konsumatore shfaqi ndryshime ekstreme.

Të dhënat e INSTAT tregon se volumet e shitjeve kanë pësuar ulje me ritme dyshifrore, përveçse pajisjeve kompjuterike.

Puna në distancë sidomos për stafet arsimore, administratën publike dhe shërbime të tjera që u kryen nga shtëpia nxitën një shitje jo të zakontë të Pajisjeve kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë muajit prill shitjet e pajisjeve kompjuterike u rriten me 17.4 për qind me bazë vjetore, ndërkohë që pësuan rënie të fortë për grupet e tjera.

Gjatë prillit tregtia me pakicë ka shënuar rënie me 25.7% të indeksit të volumit në total në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektori më i goditur gjatë prillit shihet të kenë qene tregtia e veshjeve  e cila pësoi rënie me 87 % në raport me një vit më parë, teksa pothuajse të gjitha dyqanet ishin të mbyllura.

Ulje me 69 për qind u shënuan edhe në volumet e shitjeve të Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale në njësi tregtare të specializuara.

Në atë kohë, gazetat ndërprenë aktivitetin dhe u përqenduan vetëm në shërbimet online, ndërsa dhe mbyllja e shkollave ndikoi në shitjet e kancelarive.

Me shumicën e makinave që mbetën në parking, gjatë prillit tregtia e karburanteve pësoi rënie me 33,7%.

Edhe shitjet e Produkteve farmaceutike, mjekësore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale ranë me 16% m ebazë vjetore në prill.

Për shkak të mbifurnizimeve gjatë marsit në prill shitja e artikujve ushqimore ra me 8.7% në prill në dyqanet e vogla të lagjes, ndërsa në supermarkete tkurrja ishte më e forte me 11.2%.

Gjatë muajve të pandemisë konsumatorët reaguan në mënyrë ekstreme në blerjet e tyre duke u fokusuar vetëm tek mallrat e domosdoshëm. Edhe në prill, indeksi i volumit të tregtisë me pakicë ra me 7.5% me bazë vjetore.

Por situata duke se ka ndryshuar në muajin qershor me heqjen e masave kufizuese ku vihet re një rritje e konsumit për të gjitha kategoritë.

Tregtia me pakicë gjatë qershorit është rritur në total me 8,1 për qind duke amortizuar kështu rezultatet e tremujorit të dytë të vitit.

Grupet me rritjen më të madhe të konsumit në qershor ishin produktet farmaceutike me 37 për qind, artikujt industrial në supermarkete me 30.5%,  ushqime dhe pije duhan në supermarkete me 16.8%, ndërsa shitjet e kompjuterëve pësuan rënie me 26 për qind në raport me një vit më parë.

Tregtia me pakicë e karburanteve ra me 1.1% , furnitura shkollore vijoi të jetë më rënie edhe në qershor me -8,5% .

Gjatë muajve të pandemisë shihet se tregtia me pakicë ka goditur më fort tregtinë e veshjeve, artikujve shkollore dhe tregtinë e karburanteve, teksa shihet se bizneset e TIK duket se kanë qenë më pak të goditurat.Monitor

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco