Ndjekja penale ndaj naftëtarëve/ PD: Vendim kriminal që tregon frikën e Ramës nga zemërata dhe vota popullore

Ndjekja penale ndaj naftëtarëve/ PD: Vendim kriminal që tregon frikën e Ramës nga zemërata dhe vota popullore

16:45, 15/09/2020

Ish-deputeti demokrat. Enkelejd Alibeaj e ka cilwsuar si kriminal vendimin e Policisw sot pwr tw ndjekur penalisht naftwtarwt qw protestojnw nw Ballsh pwr tw drejtat e tyre.

Alibeaj shkruan mw tej se ky vendim kriminal tregon frikwn qw Rama ka nga zemwrata dhe vota popullore.

‘Naftëtarët e Ballshit kërkojnë bukën e gojës së fëmijëve, Rama i syrgjynos në burg!

Ka disa ditë, që naftëtarët e Ballshit protestojnë, por kur protesta e tyre mori vëmendjen e publikut, Edi Rama u kujtua për COVID-in dhe ka urdhëruar ndjekjen penale të naftëtarëve protestues. Është një urdhër kriminal, që kërkon të dënojë ata që ngrenë zërin kundër padrejtësisë dhe dyfish i padrejtë, kur zëri ngrihet nga punëtorë të ndershëm të cilëve u mohohet djersa e tyre.

Edi Rama i padit naftëtarët, pasi nuk e di çfarë do të thotë të protestosh për djersën dhe gjakun e derdhur në punë të ndershme. Kjo është edhe një hakmarrje e neveritshme ndaj qytetarëve që nuk pranojnë më mashtrimet, manipulimin, keqpërdorimin nga qeveria e tij.

Po të ishte për ligjin, Edi Rama vetë, bashkë me konen e Bashkisë së Tiranës, bëjnë çdo ditë tubime të paligjshme kundër rregullave të pandemisë. Edi Rama nuk ka hallin e COVID-it, përndryshe, do të kishte krijuar kushtet që prindërit dhe nxënësit të mos tuboheshin në shkolla, që autobusët të mos ishin plot me njerëz, si në një situatë të zakonshme.

Edi Rama ka tmerr nga protesta, sepse ai e di që, kur njerezit ngrenë zërin, nuk ka kriminel dhe makinacion tjetër t’i ndalojë para kutisë së votimit.

Edi Ramën e ka kapur paniku dhe tmerri se protesta e naftëtarëve të Ballshit ka treguar atë çka shqiptarët, kudo nga janë, mendojnë dhe janë gati të bëjnë: të rrëzojnë dhe ta degdisin Ramën në honet më të errëta të ligjit.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco