Vitia shfrytëzon rezervën 1 milionëshe

Vitia shfrytëzon rezervën 1 milionëshe

13:00, 15/09/2020

Kuvendi komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme më të vetmën pikë të rendit të ditës: Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shfrytëzimin e rezervës në kategorinë ekonomike (për shpërndarjen në kategorinë ekonomike).

Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama, ka paraqitur propozim vendimin për shfrytëzimin e rezervës ekonomike, me që rast ka thënë se kjo shumë prej 949.279 mijë euro, do të ndahet në 3 kategori ekonomike.

“Sipas këtij planifikimi, në kartegorinë ekonomike për mallra e shërbime janë paraparë 74.463 mijë euro, shpenzime komunale 25.000 dhe në kategorin ekonomike investime kapitale 849.816 mijë euro”, ka theksuar drejtori Rama.

Kshilltarët komunal nga ana e opozitës, kishin vërejtje që ky destinim i mjeteve rezervë, të orientohet në fusha të tjera.

Bekim Azizi nga PDK, propozoi që ti jepet prioritet investimeve në shëndetësi e arsim, kurse Mirlinda Sadiku nga VV propozoi në emër të këtij subjekti që ti jepet mbështetje familjeve me gjendje të rëndë ekonomike e që janë prekur nga Covid 19, e poashtu u propozua që shkollat e mesme në Viti e Pozhoran të pajisen me kabina dezinfektuese.

Pas propozimeve dhe vëretjeve që u dhanë nga ana e këshilltarëve, me shumicë votash, këshilltarët e votuan propozimin për shfrytëzimin e rezervës në kategorin ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco