Në API janë pranuar 1459 aplikime për mbrojtjen e pronësisë industriale Prishtinë

Në API janë pranuar 1459 aplikime për mbrojtjen e pronësisë industriale Prishtinë

11:39, 15/09/2020
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se në Agjencinë për Pronësi Industriale (API), nga 1 janari e deri më 31 gusht të këtij viti, janë pranuar 1459 objekte të pronësisë industriale, prej tyre: 1472 aplikime për Marka Tregtare, 17 aplikime për Mbrojtjen e Shpikjes, 5 aplikime për Mbrojtjen e Dizajnit Industrial dhe 1 aplikim për Mbrojtjen e Treguesit Gjeografik.

Gjatë kësaj periudhe siç njofton MTI, janë lëshuar 3445 dokumente zyrtare për palët që kanë aplikuar apo që kanë paraqitur kërkesa për shërbime në Agjencinë për Pronësi Industriale, si dhe janë publikuar 6 buletine zyrtare, që përmbajnë 3157 objekte të pronësisë industriale.

Për informata më të hollesishme vizitojeni: https://mti.rks-gov.net/Page.aspx?id=1,3,1010

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco