Prodhuesit kosovarë e teprojnë, çmimet sa në BE

Prodhuesit kosovarë e teprojnë, çmimet sa në BE

09:59, 15/09/2020 Nga Dardan Gashi

Prodhuesit kosovarë viteve të fundit bëjnë thirrje në vazhdimësi që të konsumohen produktet vendore.

Ani pse u organizuan shumë fushata sensibilizuese, për orientimin e qytetarëve që të konsumojnë produktet “Made in Kosova”,  ajo që po bie në sy është ngjashmëria me çmimet e produkteve që importohen.

Përkundër asaj që prodhuesi vendor e sheh si konkurent në treg, atë të importit,  prapë se prapë kur vie puna tek çmimi, ato janë pothujase të ngashme me produktet që importohen nga jashtë e të cilat për nga cilësia janë të pajisur me cerfitikatë ndërkombëtare të cilësisë.

Në mesin e shumë faktorëve të cilët ndikojnë direkt që produkti “Made in Kosova”, (sidomos ato të qumështit) të ofrohet në treg me çmim të arsyeshëm janë fuqia punëtore më e lirë se ajo europiane, çmimi më i ulët I energjisë, kosotoja e transportit, mosprezenca e cerfitikatës së cilësisë për disa produkte të qumshtit, e subvencionimi I vazhdueshëm nga Ministria e Bujqesisë pikërisht për produktet e qumështit.

Syri.net Kosova, në lidhje me këtë çështje, i është drejtuar për sqarim Ministrisë së Bujqësisë e cila në vazhdimësi viteve të fundit ka subvencionuar prodhuesit e qumështit, mirëpo, të njëjtit kanë kërkuar që këto sqarime duhet të merren ne Ministrinë e Tregtisë.

Ndërsa, nga Ministria e Tregtisë, Sytrime Dervisholli, për Syri.net Kosova, thotë se MTI përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, trajton çdo ankesë që pranon nga konsumatori dhe varësisht nga natyra e ankesës, adreson ato për zgjidhje te institucionet përgjegjëse, duke mos dhënë detaje të tjera për këte dukuri.

Organizata që merret me mbrojtjen e konsumatorit “ OJQ Konsumatori” per Syri.net Kosova, tha se në disa ankesa të tyre, të qytetarit konsumator taksapagues, përgjigjet që i kanë marrë kanë qenë tejet stereotipe, jo të bazuara, jo të qëndrueshme dhe  jo të dëshmuara.

Kryetari i “OJQ Konsumatori”, Selatin Kaçaniku për Syri.net Kosova, thotë se mbyllja e gojës, demotivimi, mospërkrahja e qytetarit konsumator edhe në rastin konkret, nuk është pa qëllim e pa arsye.

Partitë politike e politikanët i “zhvasin” bizneset me “donacione e subvencione”,i ngarkojnë me kostot e klientelizmit, e fusin në çmim edhe shkallën tepër të lartë të korrupsionit.  Por, më e keqja, disa prej tyre janë edhe të implikuar drejtëpërsëdrejti në biznese. Ato biznese ata i menaxhojnë nga institucionet e mekanizmat… edhe nga zyra e partisë. Pra, nuk kanë nevojë për lobim - sepse vetë janë lobistë “aktiv”.

 

Kaçaniku thotë se disa here kanë bërë thirrje për diciplinimin e partive e të politikanëve.

E kemi dhënë edhe formulën. Por, nuk kemi forcë të ballafaqohemi me aftësinë e partive e politikanëve për “shpëlarje truri”, për premtimet e “nëndheshme”, për raportet klienteliste, për “mundësitë e karierës e të perspektvës profesionale “, “për prenë, pajën, mirazin” e këmbimin.

 

Ai thekson se nëse do të lejoheshin të organizohen si qytetarë konsumatorë taksapages të bashkuar, pa ndikime e embargo partishë e të politikës do të mund t’i bojkotonim të gjitha prodhimet, mallrat e shërbimet që janë stërgarkuar me komponentën e paqëndrueshme në çmim siç janë donacionet e subvencionet zhvatëse, shkalla enorme e korrupocionit, klientelizmi, ortakëria me shtetin dhe kosto shtesë e shumëfishtë e politikës në çmim.

 

Kosova akoma nuk ka strategji të zhvillimit ekonomik. Zbatueshmëria e ligjeve është nën 40%, qytetarit konsumator taksapagues nuk i njihet e drejta kushtetuese e ligjore për matjen e cilësisë së prodhimeve e mallrave dhe të performances së shërbimeve. Mekanizmat, rregullatorët nuk janë të motivuara si duhet teknikisht, materialisht e me resurse humane konform standardeve. Përkundër udhëzimeve nga Direktivat e BE-së dhe obligimeve ligjore Qeveria, MTI-ja…akoma nuk e njohin as mbështesin të vetmen OSHC për të gjitha trajtat e shfaqjes së qytetarit si konsumator e taksapagues, si komponentë kryesore socio-ekonomike, si shtyllë mbështetëse e tregut dhe si sens e motivim i bizneseve.

 

Kurse, eksperti financiar Florin Aliu, për Syri.net Kosova thotë se dihet që Kosova ka përparësi krahasuese në raport me produktet që vijnë nga vendet e BE-së në kostot e transportit, çmimi i fuqisë puntore, qiraja, por, në këto raste mes dy zgjedhjeve me çmime të njëjta konsumatorët do ta konsumojnë produktet që vijnë nga BE-ja.

Ai shton se kostot e transportit lidhen drejtpërdrejtë me distancën fizike që kanë prodhuesit tanë, që është shumë më e vogël se e atyre produkteve që importohen nga BE.

“Nëse njëe produkt i importuar nga BE zgjatë deri në 12 orë udhëtim, produktet që prodhohen në Kosovë maksimalisht mundë të zgjasin 3 orë për me ardh deri në market"

Aliu thekson se kosto e fuqisë punetore është shumë më e ulët në Kosovë, që do të ishte element shtesë për çmime më të ulëta të produkteve “Made in Kosova”

Prodhuesit kosovarë duhet të shohin më larg e mos të operojnë me çmime të njejta sikurse produktet në BE. Për arsye se ndërmjet dy zgjedhjeve me çmime të njejta konsumatorët do t’i konsumojnë produktet që vijnë nga BE.

Ndryshe, ditëve të fundit nëpër media qarkulluan disa fotografi të dërguara nga qytetarët të cilët shprehnin pakënaqësi lidhur me ngjashmërinë e çmimeve të produkteve vendore me ato të Bashkimit Evropian, ani se prodhuesi vendor në krahasim me atë evropian nuk ngarkohet me kosto të transportit, ka kosto më të ulët të fuqisë punëtore, çmimit të energjisë dhe në vazhdimësi subvencionohen nga shteti.

Në mesin e shumë reagimeve ishte edhe ai i Gramos Buçinca nga organizata ORCA, i cili këtë veprim të prodhuesve kosovar e quajti: Patriotizëm kosovar me çmime t'BE-së.

"Prodhuesi kosovar e shet qumështin njejt sa prodhuesi i BE-së. Konsumatori kosovar bombardohet me reklama "duaje tënden", "blej shqip" e qisi. 886 Euro është paga mininale në Slloveni, 130 në Kosovë. Taksapaguesi kosovar përmes Ministrisë së Bujqësisë e subvencionon qumështin.Qmime të përaferta (në mos më shtrejt) me BE i kemi edhe: vajin, djathin, ujin, miellin, mishin etj. Tash prodhuesi kosovar a është tu i pagu punëtorët 800 Euro? A i ka certifikatat dhe kontrollin e cilesisë njejt si BE? S'em rraset menja".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco