950 zyrtarë të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

950 zyrtarë të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

14:56, 14/09/2020

Në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, Agjencia kundër Korrupsionit do të bëjë  kontrollin e  plotë të pasurisë të  20% e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Nga gjithsej 4751 subjekte deklaruese, formularët e 950 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë.

“Përveç  kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia kundër Korrupsionit ka mandat ligjor që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti, sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve”, thuhet në njoftimin për media.

Në linkun në vijim  mund të gjeni listën e plotë të zyrtarëve që janë të obliguar të bëjnë deklarimin vjetor të pasurisë  dhe listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar.

Linku:   https://akk-ks.org/deklarimi_i_pasuris/173/subjektet-deklaruese-dhe-lista-e-zyrtarve/173

 

 
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco