Mbi 365 milionë për rimëkëmbjen ekonomike

Mbi 365 milionë për rimëkëmbjen ekonomike

18:36, 13/08/2020

Ministrja e Financave Hikmete Bajrami ka thënë se në mbledhjen e sotme Qeveria Hoti ka (dt. 13.08.2020), aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Njoftimi i plotë:

Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Ky program përfshin masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Në kuadër të programit janë përcaktuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave, modalitetet, kriteret dhe shuma e parashikuar e mjeteve financiare.

Masat:

· Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet private dhe fermerët;

· Lehtësimi i barrës tatimore për bizneset;

· Rritja e punësimit për kategoritë me gjasa më të ulëta për punësim;

· Rritja e prodhimit bujqësor vendor dhe e sigurisë së ushqimit;

· Stimulimi i kërkesës agregate e cila krijon efekte multiplikuese në ekonominë e vendit;

· Mbështetja e operimit dhe investimeve kapitale të ndërmarrjeve publike;

· Mbështetje financiare për rininë, organizatat e shoqërisë civile, artistët dhe sportistët;

· Mbështetje për zhvillim të balancuar rajonal në Republikën e Kosovës;

· Mbështetje e komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës, për projektet dhe iniciativa që synojnë përmirësimin e jetës dhe rigjallërimin ekonomik;

· Mbështetje për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;

· Mbështetje për sektorin e arsimit;

· Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19;

· Mbështetje financiare për bashkatdhetarët duke mbuluar koston e primit të policës së sigurimit;

Të nderuar qytetarë, Qeveria Hoti, në mbledhjen e sotme (dt. 13.08.2020), aprovoi Planin për Zbatimin e Programit të...

Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, August 13, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco