Pandemia rrezikon të lërë pa punë mbi 57 mijë kosovarë

Pandemia rrezikon të lërë pa punë mbi 57 mijë kosovarë

12:51, 13/08/2020

Pandemia e ka goditur rëndë ekonominë e Kosovës.

Mijëra kosovarë po mbesin pa punë si rrjedhojë e krizës. Ekspertët parashohin disa skenarë të thellimit të pashmangshëm të papunësisë.

"Në skenarin optimist, nëse 12% e punëtorëve të ndikuar drejtpërdrejt do të largoheshin nga puna, atëherë kjo do të nënkuptonte rreth 17.3 mijë sosh.

Në skenarin realist, nëse 20% e punëtorëve të ndikuar drejtpërdrejt do të largoheshin nga puna, atëherë kjo do të nënkuptonte rreth 28.8 mijë. Ndërsa në skenarin pesimist, nëse 40% e punëtorëve të ndikuar drejtpërdrejt do të largoheshin nga puna, atëherë kjo do të nënkuptonte rreth 57.6 mijë." - shkruan në sbunker Edison Jakurti doktorant i shkencave ekonomike në Freie Universität Berlin.

Qeveria aktuale po përpiqet të kalojë ligjet për të mundësuar 1.2 miliard euro për shpëtimin e ekonomisë, por situata është e zymtë. Sivjet të hyrat janë zvogëluar ndjeshëm, ndërsa aktiviteti ekonomik është përgjysmuar.

AKB ka paralajmëruar se deri në fund të vitit, humbjet e biznesit mund të mbërrijnë një milliard euro. Sipas Aleancës së Bizneseve, fondet qeveritare janë shumë pak për sanimin e dëmeve.

Kosova deri tani ka përfituar 100 milionë euro nga BE për përballimin e pandemisë dhe disa donacione të tjera të vogla.

Me një qeveri të brishtë, që mund të përballet së shpejti me mocion mosbesimi në Kuvend dhe me pandeminë që ka dalur jashtë kontrollit, Kosova ka hyrë në fazën më të vështirë politike dhe ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco