Lajm i mirë/ Nga kjo datë nisin pagesat e Pakos Emergjente

Lajm i mirë/ Nga kjo datë nisin pagesat e Pakos Emergjente

18:33, 08/08/2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar.

“Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Bajrami, në një reagim në Facebook.

Bajrami ka thënë se javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

“Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti”, ka shtuar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco