Ministri i Infrastrukturës me pasuri milionëshe

Ministri i Infrastrukturës me pasuri milionëshe

11:37, 06/08/2020

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

E në mesin e zyrtarëve shtetëror që deklaruan pasurinë është edhe Ministri i Infrastukturës Arban Abrashi.

Abrashi ka deklaruar 1 milion e 110 mijë (1,110,000) euro pasuri të paluajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar ministri i Infrastrukturës Abrashi, përfshihen një shtëpi, tri banesa dhe mbi 30 ari tokë.  Ai ka deklaruar edhe 75,504 euro para të gatshme në banka.

Ministri, poashtu ka deklaruar edhe një veturë në vlerë prej 4 mijë e 500 eurove dhe 1 mijë euro ka deklaruar kapital mbi aksionet që ka në kompaninë “Laris Group Sh.P.K”.

Ndërsa në total pasuria e deklaruar e Arban Abrashit është 1 milion e 190 mijë e 004 euro.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco