Haradinaj-Stublla me orë 11 mijë euro

Haradinaj-Stublla me orë 11 mijë euro

11:02, 06/08/2020

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar raportet e deklarimit të pasurisë për vitin 2020 për zyrtarët publikë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës,  Meliza Haradinaj – Stublla, në deklarimin e saj, ka bërë të ditur se nuk ka as shtëpi e as veturë, por posedon një orë në vlerë 11 mijë euro, dhuratë nga burri.

Haradinaj-Stublla ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka banesë me sipërfaqe prej 112.00 m2 në vlerë 600 mije euro. Ai ka edhe veturë të tipi, Range Rover në vlerë 58 mijë euro të cilën thuhet se ka blerë nga  shitja e veturës paraprake.

Ministrja e Punëve të Jashtme ka deklaruar se ka 2 mijë euro të kursyera në institucionet financiare, ndërsa ka edhe një kredi në vlerë 10 mijë euro.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco