Afera 100 milionë USD/ Largimi poshtërues i një mbreti

Afera 100 milionë USD/ Largimi poshtërues i një mbreti

21:32, 03/08/2020

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos do të largohet nga vendi, bëri të ditur pallati mbretëror. Vendimi vjen disa javë pasi emri i tij është lidhur me një hetim mbi një aferë korruptive.

Sipas BBC, Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre për të birin, Felipe, të cilit i dorëzoi pushtetin para gjashtë vitesh.

Ai tha se do jetë i gatshëm për prokurorët nëse duan ta intervistojnë.

Në qershor të këtij viti, Gjykata Supreme nisi një hetim në lidjhe me implikimin e Juan Carlos në një kontratë për një hekurudhë të shpejtësisë së lartë me Arabinë Saudite.

Firmat spanjolle fituan një kontratë për të ndërtuar lidhjen me tren mes Mekës dhe Medinës me vlerë 6.7 miliardë euro.

Më vonë u raportua se mbreti kishte depozituar në llogaritë e tij në Zvicër një shumë prej 100 milionë dollarësh, raporton Daily Mail. Sipas gazetës, ky skandal mund të shkatërrojë përfundimisht monarkinë spanjolle.

Kurse BBC shkruan se “është një largim poshtërues për një mbret që dukej se do futej në histori si njeriu që udhëhoqi Spanjën nga diktatura në demokraci pas vdekjes së Gjeneralit Franko”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco