Ministria e Financave e jep lajmin, ja kur do të ekzekutohen pagesat nga Pako Emergjente

Ministria e Financave e jep lajmin, ja kur do të ekzekutohen pagesat nga Pako Emergjente

18:50, 13/07/2020

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ministria e Financave përmes një njoftimi për media thotë se falënderon deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbështetjen e tyre për projektligjin për rishikimin e buxhetit 2020 dhe kërkon që projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Ministria e Financave po ashtu njofton opinionin se menjëherë pas miratimit të projekt-ligjit në leximin e dytë, dhe hyrjes së tij në fuqi do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga pakoja emergjente fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore.

Ministria e Financave fton për durim të gjithë përfituesit dhe shpreh zotimin e plotë se ekzekutimi i pagesave do të realizohet në mënyrë të menjëhershme sapo projektligji të hyjë në fuqi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco