Shqyrtohen kërkesat e investitorëve strategjikë

Shqyrtohen kërkesat e investitorëve strategjikë

14:41, 13/07/2020

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u takua Komisioni ndër-ministror për investime strategjike për të shqyrtuar dy kërkesat të investitorëve strategjikë.

Ne? cilësinë e kryesuesit te? Komisionit Ndër-ministror për Investime Strategjike, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se sot zhvilluam takimin e radhës, ku shqyrtuam dy kërkesa nga subjektet investuese, te? cilat ne? parim kane? plotësuar kushtet e nevojshme për marrjen e statusit te? investitorit strategjik.

Ministri Krasniqi bëri të ditur se sipas vlerësimit të këtij komisioni, subjektet investuese, qe? kane? aplikuar për te? fituar statusin ne? fjale?, janë njëri nga sektori i energjisë? dhe tjetri nga sektori i bujqësisë?, ku të dy bashke? kapin vlerën e investimit rreth 50 milionë? eurosh.

Ne? këtë takim, komisioni mori vendim edhe për krijimin e dy grupeve operacionale, qe? do ta bëjnë? vlerësimin profesional të këtyre dy subjekteve aplikuese, ndërsa pas vlerësimit procesi do te? vazhdohet ne? përputhje me? Ligjin për Investimet Strategjike të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco