Kryeministri Hoti kërkon që Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020

Kryeministri Hoti kërkon që Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020

10:31, 13/07/2020

Kryeministri Hoti  ka lëshuar një porosi në Facebook për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Hoti shkruan se është tepër e rëndësishme që të miratohet buxheti i rishikuar për të kryer pagesat për qytetarët dhe bizneset nga pakoja ekonomike.

Është tepër e rëndësishme që sot Kuvendi të miratojë buxhetin e rishikuar për 2020, si dhe të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare për grante dhe kredi.

Kjo na hap rrugë për të vazhduar me pagesën e masave të mëhershme për të papunë dhe biznese, si dhe për të nisur zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 mil euro është pjesë e këtij buxheti” shkruan kryeministri në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco