Dokument/ Kuvendi i Kosovës iu dha para OJQ-ve jashtë kritereve të rregullores

Dokument/ Kuvendi i Kosovës iu dha para OJQ-ve jashtë kritereve të rregullores

09:39, 11/07/2020 Nga D.G.

Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës ka publikuar raportin financiar për Kuvendin e Kosovës për vitin 2019.

Në raportin e ZKA-së, thuhet se psqyrat Financiare Vjetore të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019 paraqesin pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet  materiale.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Auditori në raportin e saj ka publikuar edhe disa gjetje që janë bërë gjatë vitit 2019.

Në mesin e tyre ishte edhe subvencionimi i OJQ-ve për projekte të cilat ishin jashtë kritereve të rregullores që është e paraparë t’i përkrah Kuvendi .

Kuvendi kishte ndarë subvencione ndaj dy organizatave joqeveritare, fushëveprimi i të cilave nuk kishte të bëj me aktivitete humanitare. Aktivitetet me të cilat merreshin këto OJQ, kishin të bëjnë me organizimin e festivalit të filmit si dhe organizimin e festivalit tradicional të komunitetit boshnjak.

Kjo kishte ndodhur, pasi kryesia e Kuvendit kishte vlerësuar të arsyeshme ndarjen e mjeteve ndaj këtyre dy OJQ-ve.

Në raport thuhet se ndarja e mjeteve për aktivitete të cilat janë jashtë kritereve të rregullores në bazë të cilave Kuvendi ndan shuma të caktuara të subvencioneve, ndikon në shpenzimin e mjeteve në mos përputhje me qëllimin për të cilin janë aprovuar këto fonde. 

"Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit, të siguroj se përzgjedhja e përfituesve të mjeteve nga subvencionet bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara me rregullore" thuhet në rekomandimin e ZKA-së

Raportine plotë financiar për Kuvendin e Kosovës mund ta gjeni KËTU

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco