Kriza/ Bota nis startin, në Shqipëri bëhet një gropë 459 mln euro

Kriza/ Bota nis startin, në Shqipëri bëhet një gropë 459 mln euro

19:15, 05/06/2020

Vendet që kanë investuar për të ristartuar fuqishëm ekonominë pas krizës së koronavirusit kanë nisur të shijojnë frytet e investimit të tyre që tani.

Në Gjermani një sondazh befasues thekson se 80 përqind e qytetarëve mendojnë se situata e tyre ekonomike është e mirë ose shumë e mirë. Gjermania ishte një nga vendet që e ndihmoi më shumë se të gjithë qytetarin dhe biznesin në ditët e vështira. Kancelarja Angela Merkel shpreson se ekonomia do ristartojë fuqishëm.

Në SHBA, një tjetër vend që ka aplikuar ndihmë prej triliona dollarësh për vendin, ekonomia njohu një zhvillim spektakolar. Papunësia në vend u ul ndjeshëm, pasi në maj në SHBA u shtuan 2.5 milionë vende pune. Edhe presidenti amerikan, Donald Trump se rritja do jetë akoma më spektakolare.

Në Shqipëri, ku u dhanë pak kacidhe për qytetarët dhe bizneset, ekonomia është në gropë. Të dhënat tregojnë se vendi ka marrë goditjen më të rëndë nga i gjithë rajoni. Çdo ditë ka vetëm lajme negative. Sot u publikuan të dhëna tronditëse nga një tjetër raport i Bankës Botërore.

Në Shqipëri, rreth 30% e punonjësve kanë qenë të punësuar në kompani që janë mbyllur nga kriza e Covid-19, kryesisht shërbime, ndërsa 14.7% janë në aktivitete që janë përballur me kërkesë të ulët si rrjedhojë e situatës, kryesisht në industrinë tekstile e këpucë (45% në total).

Gjetjet janë publikuar në një raport të fundit të Bankës Botërore, që analizon perspektivën e firmave dhe cenueshmërinë e tyre nga Covid-19.

Përqindja e punonjësve të prekur është më e larta në rajon, si në ndërmarrjet e mbyllura ashtu dhe në ato me kërkesë të ndrydhur. Në Mal të Zi, p.sh, nga mbyllja janë prekur 23.4% e punonjësve, në Maqedoni 16% dhe në Serbi 7.8%.

Fatura e pagave në risk për këta punonjës të prekur është 290 milionë euro për punonjësit në aktivitetet e mbyllura dhe 167 mln euro për ata në bizneset e përballuara me rënie kërkese.

Banka Botërore raporton se në total në vit, fatura e pagave në rrezik llogaritet në rreth 38 përqind të totalit të pagave, ose 459 milionë euro, nga 1.2 miliardë euro që është totali i pagave (llogaritë janë bërë për të dhënat e vitit 2016).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco