Hoti i rikthehet idesë së tij që nuk u realizua asnjëherë nga Ministria e Financave

Hoti i rikthehet idesë së tij që nuk u realizua asnjëherë nga Ministria e Financave

11:34, 05/06/2020

Autoritetet e Kosovës, vite më parë kishin miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore dhe Doganave në një agjenci të përbashkët, të quajtur Agjencia e të Hyrave e Kosovës.

Iniciativa për krijimin e Agjencisë së të Hyrave, ishte plan i ministrit të mëparshëm të financave Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së

Bashkimi  i sistemit të mbledhjes së të hyrave për buxhetin e Kosovës, parashihej që do përmirësonte  shërbimet për tatim-pagues dhe do kishte rezultate në luftimin e evazionit fiskal.

Bashkimi i ATK-së dhe Doganës në një institucion të vetëm,  u prit të ndodh në vitin 2018 mirëpo i njejti u shtye për muajin janar të vitit 2019. Mirëpo kjo nuk ndodhi as në muajin janar në kohën sa kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj.

Syri.net Kosova, më parë kishte raportuar se  iniciativa e Hotit për bashkim, nuk ishte perkrahur nga qeveria Haradinaj, por ishte premtuar vetëm bashkim i pjesshëm, gjë që nuk ndodhi.

Por, tash kur kryeministër i vendit u zgjodh vetë iniciatori i kësaj ideje, Avdullah Hoti, në programin qeverisës i cili pritet të miratohet në qeveri, sërish ka përfshirë si objektiv krijimin e Agjencisë së të Hyrave të Kosovës.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco