Filllon realizimi i inkubatorit të biznesit në Malishevë

Filllon realizimi i inkubatorit të biznesit në Malishevë

10:44, 05/06/2020

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, priti në takim, zyrtarin e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, Avdi Krasniqin, udhëheqës i zonave ekonomike me bashkëpunëtorë, dhe biseduan për fazat e realizimit të projektit të inkubatorit të biznesit në Komunë e Malishevës.

Prezent në takim ishin kompania punëkryerëse si dhe nga drejtoria e urbanizmit, ku të gjitha palët njoftuan se deri ku ka arritur realizimi i projekti të inkubatorit të biznesit, edhe cilat punë duhen përfunduar të këtij projekti ekonomik, që do të ndikoi në zhvillimin ekonomik dhe përmirësim e kushteve të afaristëve dhe të bizneseve në Komunën e Malishevës.

Me këtë projekt edhe projekte të reja në të ardhmen, që do t’i realizoi Komuna e Malishevës, qytetarëve të sajë dhe bizneseve do t’u krijohen mundësi lehtësuese, ku do të përfitojnë në zhvillimin ekonomike dhe mirëqenien e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco