Rriten me 2 milion aplikimet për asistencë papunësie në SHBA

Rriten me 2 milion aplikimet për asistencë papunësie në SHBA

19:52, 04/06/2020

Ritmet e aplikimeve për asistencë papunësie në Shtetet e Bashkuara ranë pak javën e kaluar, siç njofton Departamenti i Punësimit, ndërkohë që shumë biznese fillojnë gradualisht rihapjen pas mbylljes së imponuar nga pandemia.

Megjithë ripunësimet në dyqane, restorante dhe biznese dhe rikthimin e reduktuar të klientëve në përputhje me masat mbrojtëse, 1.88 milionë amerikanë aplikuan për asistencë papunësie pasi kanë humbur punën nga dëmi ekonomik që shkaktoi ekonomia, raporton VOA.

Kjo ishte shifra më e ulët e aplikimeve për asistencë që nga mesi i marsit, kur guvernatorët në shtete të ndryshme nxorën urdhrat e parë për izolim në banesë. Në total, 42.5 milionë amerikanë kanë paraqitur kërkesë për asistencë papunësie, një shifër që përfaqëson më shumë se 1/4 e forcës punëtore amerikane prej 164 milionë vetësh.

Aktualisht guvernatorët e të 50 shteteve kanë filluar të lehtësojnë kufizimet dhe të rihapin bizneset, por ritmet dallojnë mes shteteve, madje edhe mes komunave të ndryshme të një shteti.

Në prill ritmet e papunësisë llogariteshin në 14.7%, sipas shifrave qeveritare, por disa economistë thonë se këto shifra mund të jenë në rreth 20%.

Problemet e papunësisë kanë dalë në plan të dytë ditët e fundit, ndërkohë që vendi është përfshirë nga protesta të ndezura nga vdekja e një afrikano-amerikani në Mineapolis javën e kaluar, në duart e një polici të bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco