Ministria e Zhvillimit Rajonal pagoi përgjysmë më lirë për përkthime sesa që e kishte planifikuar

Ministria e Zhvillimit Rajonal pagoi përgjysmë më lirë për përkthime sesa që e kishte planifikuar

13:30, 04/06/2020

Ministria e Zhvillimit Rajonal në Kosovë ditë më parë kishte shpallur tenderin për shërbime të përkthimeve.

E shuma që kishte planifikuar të shpenzohej ishte 5 mijë euro.

Por, pas hapjes së tenderit kompanitë që kishin aplikuar, kishin sjellë oferta me çmime më të lira përgjysmë.

Kompania fituese “GLOBAL CONSULTING&DEVELOPMENT ASSOCIATES “SH.P.K. kishte vlerën e kontratës prej 2 647,33 euro. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj apo 1 vit.

Në të njëjtin njoftim thuhet se palët e interesuara mund të bëjnë ankesë.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco