Vetëm sivjet, 6 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës

Vetëm sivjet, 6 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës

18:34, 02/06/2020

Dy punëtorë kanë humbur jetën në minierën e Artanës sot derisa ishin duke punuar. 

Rasti tragjik ndodhi si pasojë e rrëshqitjes së dheut rreth 600 metra thellësi nga dera e hyrjes së minierës.

Këto dy raste çojnë në 6 numrin e punëtorëve në Kosovë, që kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Kosovës, Avni Ajdini ka thënë për lajmi.net, se gjatë këtij viti 6 punëtor kanë humbur jetën në venin e punës.

“Në gjithë Kosovën gjatë këtij viti kanë humbur jetën 6 punëtorë, me këto dy rastet e fundit që ndodhën sot.”, ka thënë Ajdini

Ndërsa, vitin e kaluar janë 12 persona që kanë humbur jetë.

Numri më i madh i viktimave në vendin e punë është shënuar gjatë viti 2018, ku kanë humbur jetën gjithsej 22 punëtorë.

Punëtorët që humbën jetën sot në minierën e Artanës janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco