Pezullohet dezifektimi i kamionëve në kufirin Shqipëri-Kosovë

Pezullohet dezifektimi i kamionëve në kufirin Shqipëri-Kosovë

16:38, 01/06/2020

Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se ka pezulluar kontratën për dizifektimin e kamionëve që futen në territor, shkruan Syri.net Kosova.

Gjatë ditës së sotme në kufirin Shqipëri-Kosovë, të gjithë kamionët që nga tonazhet e ulët deri tek të mëdhatë, paguanin dhjetëra euro për të dezinfektuar kamionët.

Njoftimi i plotë:

Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës.

Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco