Rithemelohet Komisioni për Investime Strategjike, 23 aplikues në shqyrtim

Rithemelohet Komisioni për Investime Strategjike, 23 aplikues në shqyrtim

22:59, 30/05/2020

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Qeveria ka rithemeluar Komisionin Ndërministror për Investime Strategjike.

Kështu ka njoftuar MEPTINIS, përmes një njoftimi në Facebook.

Tutje, Ministria që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, njofton se ndonëse në kohë pandemie, kjo ministri ka vendosur kontakte të shumta me investitorë potencialë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Kosovës.

 

"Ministria është duke shqyrtuar kërkesat e 23 aplikuesve për statusin e investitorit strategjik" thuhet tutje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco