Konkurse për 84 pozita të larta nëpër institucione publike

Konkurse për 84 pozita të larta nëpër institucione publike

17:37, 29/05/2020

Vetëm gjatë këtij muaji janë shpallur konkurse për plotësimin e pozitave të larta drejtuese në 18 institucione të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë agjenci të pavarura e ndërmarrje publike. Disa prej këtyre pozitave kanë mbetur të zbrazëta që nga Qeveria Haradinaj.

Kurse pozitat e tjera janë shpallur pasi zyrtarëve aktual iu ka përfunduar mandati, por shumë prej tyre janë shpallur pas shkarkimeve që janë bërë nga Qeveria në detyrë Kurti.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të funksionalizojë bordin e ndërmarrjes KOSTT, përkundër që lista me emrat e kandidatëve të emërueshëm ka qenë e gatshme qe gati 1 vjet e gjysmë.Zvarritje ka pasur edhe në emërimin e disa bordeve të tjera, siç është ai i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK)  që është jofunksional nga 21 janari i vitit 2019.

Së fundmi janë shpallur konkurse për pozita të larta menaxheriale nëpër ndërmarrjet kryesore të Kosovës, si Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës dhe KEK-u.

E nga ana tjetër para disa ditëve, Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs për 7 pozita të cilat i japin llogari Kuvendit të Kosovës. Ndërmarrje publike pa kryeshefa Telekomi i Kosovës ka shpallur konkurs për kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor të financave dhe thesarit.

Këto pozita janë shpallur pasi Bordi i përkohshëm i cili është emëruar nga Qeveria në detyrë Kurti ka shkarkuar Bedri Istrefin nga pozita e kryeshefit ekzekutiv dhe zyrtarin kryesor të financave dhe thesarit dhe dy zëvendës kryeshefat ekzekutivë.

Pak ditë pas shkarkimit të Istrefit, Inspektorati i Punës ka dalë me vendim i cili e obligon Telekomin e Kosovës ta anulojë shkarkimin e ish-kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Në vendimin e Inspektoratit potencohet se nëse nuk respektohet ky vendim nga Telekomi i Kosovës, ky organ mund ta padisë ndërmarrjen publike.

Por, kryeministri Albin Kurti ka thënë se kryeshat e shkarkuar nuk do të kthehen nëpër pozitat e tyre.Më 19 shkurt, tash Qeveria e ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Telekomit të Kosovës, pas konstatimeve të bëra nga Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.

E njëjta histori ka qenë edhe me bordin dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike e Kosovës. Qeveria fillimishtë e ka shkarkuar bordin e KEK-ut duke ia listuar arsyet për shkarkim. Kurse, bordi i përkohëshme i emëruar nga qeveria Kurti e ka shkarkuar kryeshefin e KEK-ut, Njazi Thaçin, kushëririn e presidentit Thaçi.

Përveç Thaçit, bordi i përkohshëm shkarkoi edhe Nysret Kelmendi nga pozita e zëvendësdrejtorit të KEK-ut dhe Lulzim Zeqirin nga pozita e Sekretarit të Ndërmarrjes.Bordi i shkarkuar i KEK-ut përbëhej nga Faruk Hajrizi, Gjelosh Vataj, Mehdi Pllashniku, Izet Ibrahimi, Fllanza Beqiri-Hoxha dhe Ilir Rama.Në vend të tyre është emëruar Bordi i përkohshëm, i cili ka në përbërje: Rrezarta Pllana – kryesuese, Merita Kasapolli, Arbnor Pula dhe Bezat Halilaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco