Plani për rimëkëmbjen ekonomike, qeveria planifikon skemë garantimi për kreditë

Plani për rimëkëmbjen ekonomike, qeveria planifikon skemë garantimi për kreditë

15:00, 28/05/2020

Banka Qendrore dhe Ministria e Financave diskutojnë planin e rimëkëmbjes ekonomike me drejtuesit e bankave

Me ftesë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në BQK u organizua një takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e bankave komerciale që operojnë në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i zhvillimeve dhe masave të deritanishme për të ndihmuar përballjen e ekonomisë me pasojat e shkaktuara nga pandemia COVID 19, si dhe diskutimi i planit të rimëkëmbjes së ekonomisë për periudhën në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco