Abdixhiku shpërndau 80 për qind të buxhetit te komunat e udhëhequra nga LDK

Abdixhiku shpërndau 80 për qind të buxhetit te komunat e udhëhequra nga LDK

12:53, 28/05/2020

Analisti Blendi Hasaj po thotë se buxheti prej rreth 7 milionë euro që ishte parapa të investohet në projekte të reja kapitale nëpër komuna nga Ministria i Infrastrukturës dhe Ambientit, me të cilën udhëheqë Lumir Abdixhiku nga LDK, prej 27 projekteve në total 20 janë ndarë për komunat e udhëhequra nga LDK.

"Edhe pse ndodhemi në kohë pandemie, në rastin e dokumentit të buxhetit të vitit 2020 prap mbetet relevante që me u kthy tek ai dhe me e analizu qasjen e një ministri/je në buxhetim. Ndër tjera, çfarë shohim aty është se në vitin 2020, nga buxheti prej rreth 7 milionë euro që ishte parapa të investohet në projekte të reja kapitale nëpër komuna nga Ministria i Infrastrukturës dhe Ambientit, me të cilën udhëheqë Lumir Abdixhiku nga LDK, prej 27 projekteve në total 20 janë ndarë për komunat e udhëhequra nga LDK. Si shumë, ato i marrin rreth 80% të këtij buxheti. E dihet që LDK udhëheqë vetëm me 8 komuna të Kosovës nga 38 sosh" ka shkruar Hasaj në Facebook.

Tutje Hasaj shton se  spo duket aspak e hijshme kjo qasje e ministrit ndaj komuanve.

"Se a vjen fuqia politike e Lumirit nga vet Gazi, Luta, Xhafer Tahiri e Imri Ahmeti - si komunat me numrin më të madh të projekteve të fituara - apo qytetarët e asaj pjese nuk e di, por spo duket aspak e hijshme kjo qasje e tij. Sepse prej një ministri të denjë të infrastrukturës pritet shpërndarje e barabartë dhe trajtim i njëjtë i të gjithëve. Ngase të gjitha komunat e Kosovës i kanë hallet e ngjashme si për mungesë të impianteve, rrjeteve të vjetërsuara të ujësjellësve, dhe më shumë" shkruan Hasaj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco