Dokument/Inspektorati i Punës obligon Bordin e KEK-ut ta kthejë Njazi Thaçin në pozitën e drejtorit

Dokument/Inspektorati i Punës obligon Bordin e KEK-ut ta kthejë Njazi Thaçin në pozitën e drejtorit

19:56, 27/05/2020

Inspektorati i Punës përmes një vendimi ka obliguar Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës që të anuloj vendimin për shkarkim të drejtorit të kësaj ndërmarrjeje, Njazi Thaçin dhe të njëjtin ta kthej në pozitën e tij, pas rreth një muaj kur ishte shkarkuar.

Sipas dokumenteve, Inspektorati i Punës i jep të drejtë palës ankimore dhe konstaton se shkarkimi është bërë në kundërshtim me ligjin.

Në pikën I të vendimit të Inspektoratit thuhet se ankesa e Njazi Thaçit e bërë në këtë Institucion është e bazuar.

Kurse, në pikën II thuhet se vendimi i Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës është në kundërshtim me Ligjin e Punës, por edhe ligje tjera të aplikueshme në vendin tonë.

Inspektorati i Punës i ka dhënë kohë prej 8 ditësh Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, që të zbatoj këtë vendim, dhe të eliminoj të gjitha parregullsitë në lidhje me rastin, në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.

Më poshtë gjeni vendimin e Inspektoratit:

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco