Korrupsioni nuk është ndryshe, në Kosovë energjia solare trefish më shtrenjtë se në Shqipëri

Korrupsioni nuk është ndryshe, në Kosovë energjia solare trefish më shtrenjtë se në Shqipëri

14:10, 27/05/2020

Analisti Blendi Hasaj po vlerëson se bordi i ZRrE për energji solare u garantoi kompanive çmim prej 85.5 euro për MWh, duke i anashkaluar thirrjet që të shkohet me ankand, ndërsa në Shqipëri për të njejtën energji paguhet 24.89 euro për MWh.

"Sapo u shpall në Shqipëri kompania fituese e ankandit për energji solare me çmim prej 24.89 euro për MWh" ka shkruar Hasaj në Facebook.

Sipas Hasaj, në një Kuvend që i përfaqëson interesat e qytetarëve, si institucion të cilit i raporton bordi i ZRrE, qysh sot do të thërriste mbledhje të jashtëzakonshme dhe do ta shkarkonte anëtarët e bordit në fjalë që votuan pro atij vendimi dhe, kësisoji, dëmtimit të parasë publike

Shkrimi i plotë në Facebook

Sapo u shpall në Shqipëri kompania fituese e ankandit për energji solare me çmim prej 24.89 euro për MWh.

Ndërsa, në Kosovë para pak muajsh, bordi i ZRrE për llojin e njëjtë të energjisë u garantoi kompanive çmim prej 85.5 euro për MWh, duke i anashkaluar thirrjet që të shkohet me ankand. Pra, çmim mbi trefish më i shtrenjtë se ai i tregut.

Një Kuvend që i përfaqëson interesat e qytetarëve - si institucion të cilit i raporton bordi i ZRrE - qysh sot do të thërriste mbledhje të jashtëzakonshme dhe do ta shkarkonte anëtarët e bordit në fjalë që votuan pro atij vendimi dhe, kësisoji, dëmtimit të parasë publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco