Bordi i PTK-së merr vendim për kthimin në normalitet të pagave të zyrtarëve të lartë

Bordi i PTK-së merr vendim për kthimin në normalitet të pagave të zyrtarëve të lartë

15:13, 26/05/2020

Në Mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, me propozimin e U.D. kryeshefit ekzekutiv, Salih Morina, u vendos për uljen e pagave 30 % për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

Vullnetarisht ishte deklaruar U.D. kryeshefi Ekzekuti, Salih Morina për zbritjen e pagës së tij, nga paga që kishte: 2,500.00 €, tani me zbritje do ta ketë: 1,750.00 €.

Po ashtu për 3 pozitat e zyrtareve te larte: sekretari i Postës, zyrtari kryesor financiar dhe thesarit, si dhe zyrtari i auditimit të brendshëm, u vendos që nga paga që kishin: 2,100.00 €, tani me zbritje do ta kenë pagën: 1,450.00 €.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco