Brenda javës në Kosovë, hyn mbi 250 kamionë nga Serbia, prijnë produktet ushqimore...

Brenda javës në Kosovë, hyn mbi 250 kamionë nga Serbia, prijnë produktet ushqimore...

11:45, 09/04/2020

Një javë më parë, Qeveria në detyrë e  Kosovës ka larguar tarifës doganore 100% ndaj shtetit serb duke miratuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

E gjatë kësaj jave në Kosovë ka hyrë mallra serb në vlerë 1.6 milionë eurom derisa numri i kamionëve ka qenë mbi 250.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë saktësisht së gjatë kësaj periudhe nga Serbia kanë hyrë 263 dërgesa.

“Deri tani kemi 1.6 milion import nga Serbia, kemi pasur 263 dërgesa nga ky shtet”, ka thënë Stavileci.

Stavileci ka treguar edhe për llojet e produkteve të importuara.

“Derisa  produkte ushqimore, industria kimike dhe industria e ndërtimit janë produktet me te importuara”, ka shtuar ai.

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të marrë mbrëmjen e 31 marsit, Serbia obligohej  që emërtimet në certifikatat fitosanitare dhe certifikatat veterinare, bashkë me dokumentet tjera përcjellëse  të përdoren në? përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

E këtë vendim sipas Doganës së Kosovës e ka shteti serb e ka respektuar në përpikmëri.

“Të gjitha dërgesat deri tani ju kanë referuar Kosovës në bazë të vendimit të Qeverisë si dhe emërimit ndërkombëtar të Kosovës në aspektin tregtar”, ka thënë për arbresh.info,  zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco