Heqja e taksës ndaj Serbisë evitoi mundësinë që të ketë mungesë të miellit

Heqja e taksës ndaj Serbisë evitoi mundësinë që të ketë mungesë të miellit

08:23, 09/04/2020

Blendi Hasaj nga Instituti GAP, përmes një shkrimi në Facebook, thotë se përveç që vendimi për të aplikuar taksë 100% në lëndë të parë ka qenë i pakuptimt nga fillimi, sepse ska logjikë ekonomike, vendimi i qeverisë aktuale për largimin e saj ishte edhe strategjik.

Sipas tij, është evituar mundësia që të ketë mungesë të miellit apo pastave në treg për shkak të COVID-19 dhe, si rrjedhojë, çmime më të larta.

"Gruri i importuar nga Serbia gjatë marsit ishte më i lirë (çmimi/kg) sesa ai i importuar nga Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rusia," ka shkruar Hasaj

Kujtojmë se, Qeveria Kurti me 1 Prill 2020, hoqi tarifën 100% të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe Hercegovina.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco