Bordi i emëruar nga Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Infrakos, Agron Thaçin, shkak aktakuza

Bordi i emëruar nga Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Infrakos, Agron Thaçin, shkak aktakuza

19:04, 08/04/2020

Bordi i Drejtorëve të Infrakosit përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë suspenduar përkohësisht nga detyra kryeshefin e kompanisë, Agron Thaçin.

Ky vendim është marrë dje në një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit, ku është diskutuar për aktakuzën ndaj Thacit.

“Me anë të kësaj komu­nikate njoftojmë të gjitha mediet e shkr­uara dhe elektronike se me datën 07.04.2­020 Bordi i Drejtorë­ve i Infrakos Sh.A pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka su­spenduar përkohësisht z. Agron Thaçin nga pozita e ë Kryeshe­fit Ekzekutiv të NP-së Infrastruktura e Hekurudhave e Koso­vës INFRAKOS SH.A.

Në këtë takim të BoD me të vetmen rend të ditës ka diskutuar ngritjen e aktakuzës nga prokuroria the­melore në Prizren qe i është bërë të një­jtit.

Bordi ka vlerësuar se ne asnjë moment nuk vihet ne dyshim fajësia për pune menaxheriale e KE-se, por masa e ndërmarrë ka për qellim ruajtjen e standardeve të la­rta të Qeverisjes ko­rporatave të NP-së Infrakos Sh.A”, shkruhet në njoftim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco