Trusti i befason të gjithë, 27 milionë fitim për një javë

Trusti i befason të gjithë, 27 milionë fitim për një javë

14:56, 08/04/2020

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Trusti Pensional i Kosovës në katër muajt e parë të vitit 2020, ka pësuar një humbje prej 200 milionë euro, kjo edhe si pasojë e ndikimit të pandemisë së koronavirusit.


Ky institucion pas shumë ankesave për mostransparencë, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke bërë publik një raport 7 ditorë të transaksioneve.


Në këtë raport në krahasim me humbjet që u raportuan paraqitet një fitim prej 27 milionë eurosh, kohë kjo ku të gjithë bursat botërore kanë marrë një goditje të fortë nga pandemia Covdi-19.

Në raport thuhet se lëvizjet ditore në kohë krizash kanë lëvizje të forta, në një ditë të vetme si pozitive poashtu edhe negative.


"Synimi jonë është që në afatgjatë të jemi në ngritje, duke qenë të vetëdijshëm se është e pamundur që në çdo ditë të jetë pozitive", thuhet ne njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco