Shteti nuk është vetëm për masa/ Mark Marku: Biznesit nuk mund t'i thuash 'shko merr kredi'

Shteti nuk është vetëm për masa/ Mark Marku: Biznesit nuk mund t'i thuash 'shko merr kredi'

18:02, 07/04/2020

Teksa vendi ynë po përballet me pandeminë globale COVID-19, ku thuajse aktivitetet e bizneseve janë mbyllur në kuadër të masave të qeverisë, vjen një koment nga pedagogu Mark Marku.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ sh-deputeti i PD-së theksoi se në një kohë kur shtetet e tjera kanë akorduar miliarda euro në paketat ekonomike, qeveria shqiptare iu sugjeron bizneseve që të marrin kredi, për të përballuar krizën.

Sipas Markut, nuk është zgjidhje fakti që t’u thuash bizneseve që të marrin kredi, në një kohë kur ato rrezikojnë që të falimentojnë. Mes të tjerash pedagogu tha se kjo paketë duhet të jetë më e detajuar, ndërsa shtoi se paratë e qytetarëve janë investim edhe në ekonomi.

“Po shikoj se çfarë po ndodh me vendet e tjera. Këto vende deri tani kanë paraqitur paketa të kompletuara me miliarda euro. Ne nuk kemi miliarda. Paketa për biznesin duhet të jetë e detajuar. Por t’u thuash biznesit; “shkoni merrni kredi”, nuk është zgjidhja. Pasi si mund të marrë kredi një biznes që rrezikon të falimentojë?! Këtu nuk po funksionon shteti, ai është vetëm për të vënë masa. Nëse përveç ndihmave ushqimore, qytetarëve në nevojë iu çohen dhe para, ato janë investim edhe në ekonomi.”, -tha Mark Maku.

Po ashtu Marku u ndal edhe tek testimet që kryhen për të zbuluar COVID, ndërsa theksoi se sa më shumë të tilla të bëhen, aq më shpejt kufizohet përhapja e virusit.

“Sa i takon testimeve, nëse bëhen teste të mëdha, identifikohen personat e prekur. Kufizohet përhapja. Kjo periudha pra të shkurtohet. Me këtë po dëmtohet çdo shqiptar.”, pohoi ai.

Si ish-deputeti i PD-së Marku nuk la pa komentuar edhe rolin e opozitës në këtë kohë kur vendi po përballet me virusin vdekjeprurës. Marku theksoi se pavarësisht reagimeve të qeverisë, kjo e fundit ka aplikuar idetë dhe propozimet e opozitës. “Opozita po mban një qëndrim konstruktiv dhe për këtë ka shkëlqyer. Qeveri ka aplikuar idetë e opozitës, me pas e shan. Duhet të theksojmë se opozita ka bashkëpunuar dhe ka dhënë alternativa”, përfundoi Mark Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco