Sektori privat të trajtohet në mënyrë të njejtë sikur ai publik

Sektori privat të trajtohet në mënyrë të njejtë sikur ai publik

19:13, 04/04/2020

Ndërmarrjet publike dhe ato privat të trajtohen në mënyrë të njejtë nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke respektuar parimet e konkurrencës së lirë dhe të barabartë në treg

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) duke kujtuar rëndësinë e operatorëve privat për krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të të bërit biznes në Kosovës, shpreh shqetësimet e anëtarëve të Këshillit lidhur me vendimin e qeverisë mbi përjashtimin nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurim Publik të shërbimeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës. Trajtimi i operatorëve privat duhet të jetë i barabartë me operatorët publik, bazuar në të drejtat dhe përgjegjësitë ligjore që u takojnë sa i përket ofrimit të shërbimeve tek qytetarët e Republikës së Kosovës. 

Ligji i Prokurimit Publik i detyron autoritetet kontraktuese të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë operatorët ekonomik në treg, dhe po i njejti ligj u ndalon autoriteteve kontraktuese të kryejnë ndonjë aktivitet që e zvoglon ose për më teper e eliminon konkurrencën e lirë. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës tashmë ka konfirmuar se këto parime janë shkelur me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Interpretimi selektiv që po i bëhet nenit 9 pika 4 e Ligjit për Prokurim Publik është duke i dëmtuar operatorët ekonomik në vend, duke u shkaktuar dëme financiare dhe operacionale deri dek vënia në pikëpyetje e ekzistencës së tyre. Kjo klimë e krijuar nga institucionet e Kosovës, shihet si pengesë e funksionimit të lirë dhe të drejtë nga prespektiva e investitorëve evropian dhe si e tillë kjo praktikë është e rrezikshme karshi investimeve të huaja direkte në Kosovë. 

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) dëshiron dhe një herë të i rikujtoi Qeverisë së Republikës së Kosovës rëndësinë e investimeve që kanë ndodhur nga operator privat në sektorin përkatës, vendet e punës së krijuara. Dhe dëmin afatgjat që mund t’i bëhet vendit nga një praktikë e tillë e trajtimit të operatorëve ekonomik. Andaj, KIE konsideron jetike për zhvillimin ekonomik të vendit krijimin e një klime të favorshme, mbështetëse dhe favorizuese për investimet direkte në mënyrë që qytetarët të mund të përfitojnë nga shërbimet e krijuara. Dëshirojmë gjithashtu të theksojmë që Konkurrenca e lirë jo vetëm që paraqet një nga shtyllat kryesore te ekonomisë së tregut të lirë, por e njejta është standard i paraparë edhe me ligjin e konkurrencës në vendin tonë i cili është ngritur mbi bazën e parimeve dhe standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e konkurrencës. Dhe këto standarde ekzistuese kerkojmë që të respektohet në plotni.

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) dhe të gjithë anëtarët investitor evropian dhe vendor, i bashkohen këkrkesave të njejta në vend për shfuqizimin e një vendimit të tillë të dëmshëm për të ardhmen ekonomike të Republikës së Kosovës. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco