A përfitojnë punëtorët pa kontrata pune nga pakoja e qeverisë? Ja përgjigja e ministrit të financave...

A përfitojnë punëtorët pa kontrata pune nga pakoja e qeverisë? Ja përgjigja e ministrit të financave...

16:43, 02/04/2020

Ministri i Financave dhe Trasfereve, Besnik Bislimi ka jep sqarime lidhur me disa ankesa që i janë bërë në adresë të tij, shkruan Syri.net Kosova.

Në mesin e sqarimeve, është se ministri jep detaje edhe për ata punëtorë të cilët punojnë pa kontrata pune, se a përfitojnë nga pako fiskale e qeverisë.

Postimi i plotë:

SKJARIMI 1

Të nderuar qytetarë, 
Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori. 

Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon:

PYETJA:

1. Cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që punojnë pa kontrata pune? 

SKJARIMI:

1. Ne jemi të vetëdijshëm që një pjesë e punëmarrësve janë duke punuar pa kontrata. Ky lloj i angazhimit merr dy forma: ose punëtorët punojnë pa kontrata të vlefshme, por punëdhënësi i paguan rregullisht kontributet pensionale dhe obligimet tatimore; ose punëtorët angazhohen komplet në “të zezë”. Në rastin e parë mungesa e kontratës është gjithsesi problematike dhe ka nevojë të adresohet, POR kjo nuk ka efekt për pakon e masave emergjente. Kjo nënkupton, që për ne, në këtë fazë, mjafton informacioni që punëdhënësi i ka paguar kontributet pensionale dhe obligimet tatimore, andaj këta punëmarrës përfitojnë nga pakoja në të gjitha ato rastet kur punëdhënësi argumenton vështirësi financiare si pasojë e masave të qeverisë (pika 1.3.1 e pakos). 

Për ata të cilët kanë punuar në “të zezën”, qeveria ka hapur një dritare që u mundëson punëdhënësve të fusin këta punëtorë në listat e tyre të pagave për muajin mars, dhe t’i pajisin me kontrata një vjeçare. Pastaj me efekt të menjëhershëm, këta punëtorë bëhen pjesë e përfitimeve nga pakoja (pika 1.14 e pakos). Në rast se nuk ndodh kjo, qeveria inkurajon punëmarrësit që të raportojnë statusin e tyre në administratën tatimore të Kosovës. Nëse punëdhënësit preferojnë të rrezikojnë edhe më tej operimin “në të zezën” dhe të ballafaqohen me konsekuencat ligjore përkatëse, atëherë punëmarrësit e prekur në raste të caktuara mund të përfitojnë nga pika 1.15 e pakos (shiko shpjegimin numër 3)

SKJARIMI 4

Të nderuar qytetarë, 

Pas publikimi të pakos emergjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmesë në përballjen me pasojat e pandemisë COVID 19, kam pranuar një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh që kryesisht adresojnë problemet e ndërlidhura me disa kategori. 

Me synim që sado pak të kontribuoj në zvogëlimin e paqartësive dhe njëkohësisht qetësimin e qytetarëve, më lejoni të shpjegoj sa vijon:

PYETJA:

4. A janë të përfshira organizatat joqeveritare si dhe bashkësitë fetare në pakon e masave emergjente?

SKJARIMI:

4. Secili punëdhënës i cili ka staf me kontrata pune dhe kalon nëpër vështirësi si rezultat i masave që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, mund të përfitojë nga masat e pakos emergjente. Kjo vlen edhe për OJQ-të (Organizatat Joqeveritare). Kjo vlen për ato organizata apo bashkësi që kanë përjetuar ulje të të hyrave të tyre si pasojë e kufizimeve të vendosura nga qeveria, POR nuk mund të vlejë për ato OJQ që funksionojnë në bazë të projekteve të financuara nga donatorë, financime këto që nuk janë prekur nga masat apo vendimet e qeverisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco