Reciprociteti me Serbinë/ Qeveria Kurti kthen mbrapa maunet e para nga Serbia

Reciprociteti me Serbinë/ Qeveria Kurti kthen mbrapa maunet e para nga Serbia

14:25, 01/04/2020

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës mori vendim për heqjen e plotë të tarifës 100% ndaj mallrave serbe dhe Bosnjë Hercegovinës dhe zëvendësoi atë me reciprocitet ndaj Serbisë.

Ushtruesi i detyrë së Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka ka thënë se reciprociteti po zbatohet nga institucioni që udhëheq.

Deri më tani, sipas Xhakës, janë kthyer mallrat të cilat nuk kanë plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Ai ka thënë se nuk do të hyjë asnjë produkt në Kosovë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina nëse nuk i plotëson kushtet e kërkuara dhe janë në kundërshtim me emërtime kushtetuese.

“Me emërtime fyese apo jo kushtetuese nuk ka pasur ende nga mbrëmë sepse ato s’janë ardh fare. Ka pasur një rast që nuk e ka pasur të bashkangjitur certifikatën që kërkohet dhe ai rast është në procedurë me u kthy prapa. Nuk ka pasur me vete certifikatë fitosanitare që është kërkuar, nuk e ka pasur certifikatën dhe nuk është pranuar me u zhdoganu dhe në mungesë të dokumentacionit është kthy. Dokumenti jo komplet është kthy”, ka thënë Xhaka.

“Asnjë produkt i cili shoqërohet me ndonjë mbishkrim jo kushtetues nuk lejohet të hyjë në Kosovë, asnjë produkt që është i shoqëruar me dokument jo kushtetues, pa marr parasysh çfarë produkti është ai, kjo vlen për të gjitha, është reciprocitet i plotë”, thotë ai për KALLXO.com.

Vendimi për reciprocitet të plotë sipas tij është duke u zbatuar në plotni dhe për këtë është bërë gati Dogana e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera.Xhaka tha se nuk do të lejohen futja e produkteve të cilat kanë mbishkrimin e shtetit me fusnotë.

“Jo, ne e kemi emërtimin kushtetues Kosovë, pa fusnotë pa asgjë, është emërtim sipas Kushtetues së Kosovës. Nuk lejohen ato që kanë emrin jo kushtetues”, thotë ai.

“Sapo e kemi marr vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbrëmë nga mesnata ne kemi filluar me i zbatu masat e reciprocitetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për mallrat që janë me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina. Në pikë kalimet kufitare janë duke u zbatuar këto masa”, deklaroi ai,.

 

“Masat përfshijnë ato që janë në vendim, vendimi i publikuar i qeverisë, domethënë certifikata fitosanitare, veterinare, certifikatat e kualitetit si dhe të gjitha dokumentacioni tregtar për zhdoganim. Dokumentacioni tregtar duhet të ketë emërtime kushtetuese të Republikës së Kosovës, nuk i pranojmë emërtimet nënçmuese a fyese a jo kushtetuese”, thotë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganave të Kosovës, Ibrahim Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco