'100 mln dollarë humbje deri tani'/ Ministri: Po vazhdoi disa muaj, ekonomia futet në kolaps

'100 mln dollarë humbje deri tani'/ Ministri: Po vazhdoi disa muaj, ekonomia futet në kolaps

23:04, 31/03/2020

Ministri për Rindërtimin dhe Koordonator për situatën Ekonomime të COVID-19, Arben Ahmetaj, në një lidhje direkte për "Opinion", ka bërë bilancin e kosotove që ka shkaktuar pandemia në vendin tonë.

Sipas tij, që kur koronavirusi ka ardhur në Shqipëri, janë humbur 100 milionë dollarë, ndërsa theksoi se nëse kjo situatë vijon 2 muaj apo 4 muaj ekonomia futet në kolaps.

“Jo të gjithë klasifikohen si përfitues papunësie se ka rregullat e veta papunësia, sigurisht që dhe mundësit e buxhetit të shtetit nuk janë të palimituara, janë të kufizuara. Më një ndërhyrje vetëm në biznesin e vogël shkoi në muaj 16 milonë dollarë, pra 1.57 miliard lekë. E gjithë paketa shkon 19 milionë dollarë. Nësekjo do zgjasi 2 deri në 4 muaj ekonomia shkon drejtë një kolapsi. Sot është data 31, ne sot kemi humbur për shkak të luftës me armikun e padukshëm 100 milionë dollarë, nga mos pagimi i takasave, jo vetëm se nuk është punuar por dhe nga ata që mendojn se nuk i paguaj se do falin taksat këta”, tha Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco