Merret vendimi/Kosova zëvendëson taksën me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

Merret vendimi/Kosova zëvendëson taksën me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

19:58, 31/03/2020

Prej nesër me 1 prill, hiqet taksa ndjaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës, duke bërë që sonte para mesnatës hyn në fuqi vendosja e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë por jo edhe ndaj Bosnjës, shkruan Syri.net Kosova.

Masat që Kosova ka marrë për reciprocitetin ndaj Serbisë, i ka prezantuar kryeministri Albin Kurti dhe Rozeta Hajdari në një konferencë për media.

"Masa e reciprocitetit do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit", thotë Kurti.

Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti tha se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco