170 milionë nuk u dalin, bizneset i kërkojnë qeverisë Kurti edhe 130 milionë euro

170 milionë nuk u dalin, bizneset i kërkojnë qeverisë Kurti edhe 130 milionë euro

14:24, 31/03/2020 Nga D.G.

Ekonomia kosovare po rrezikon të ballafaqohet me probleme të mëdha shkaku i gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.


E vendimi i Qeverisë së Kosovës për paketën e ndihmës në vlerë prej 170 milionë euro, për bizneset që kanë ndalur punën e janë në hall me pagat e punëtorëve dhe qiratë është mirëpritur e kritikuar nga ekspertë të kësaj lëmie.


Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka përshëndetur paralajmërimin e Qeverisë, por shton se kjo mund të mos mjaftojë.
Kjo pasi sipas tij, qeveria duhet të mendojë për një paketë të ndihmës prej 300 milionë eurosh.


“Ne orientimin e kemi të sigurojmë 300 milionë euro, sa mendojmë se është e nevojshme. 200 milionë euro për paga dhe qira për periudhën e emergjencës, dy muaj apo dy muaj e gjysmë sa mund të zgjasë. 100 milionë euro do të ishin për likuiditet ose si kapital punues për kompanitë që janë prekur direkt apo indirekt nga kjo. Qeveria ka ardhur me një propozim për 170 milionë. Ne e përshëndesim, por konsiderojmë se është e pamjaftueshme”, ka thënë Rukiqi, tha ai për mediat në vend.
E Oda e Afarizmit ka kërkuar që të merret parasysh propozimi i bërë nga OAK që kompenzimi në paga për punëtorët e kompanive private të jetë 220 € e jo 170 euro sic është proklamuar.


"OAK kërkon nga Qeveria që të kërkon nga bizneset që mos largojnë asnjë punëtorë nga puna si rezultat i vështirësive që po hasin për shkak të ballafaqimit me pandeminë e virusit corona dhe që Qeveria t’i mbështesë me pagën e njejtë prej 220 euro" thuhet në njoftimin e OAK.
Tutje, OAK së bashku me OEK, kanë kërkuar që në skemën qeveritare, të shtohet edhe sektori i mediave. 
Kjo për shkak se , gjatë kësaj kohe janë duke informuar në vazhdimësi pubikun e gjerë dhe janë duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për informim sa më të shpejtë dhe drejtë të qytetarëve.


 E kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka, thotë se lajm i mirë është që Ministria e Financave dhe Transfereve ka shfaqur vullnetin për të ndihmuar ndërmarrjet dhe punonjësit e goditur nga kriza aktuale. 


"Janë propozuar disa masa preliminare për këtë fazë emergjente, megjithatë Oda Ekonomike Amerikane beson se të njëjtat mund të zhvillohen edhe më tej me qëllim të adresimit më të duhur të impaktit në sektorin privat. Hendeku në nivelin e pagesave ndërmjet punonjësve të sektorit publik dhe atij privat nuk duhet thelluar më tej, prandaj duhet bërë çmos që mbështetja financiare për ndërmarrjet e afektuara të jetë proporcionale me nevojat dhe dëmin që u është shkaktuar atyre, dhe kjo duhet të përfshijë edhe mediet dhe organizatat e sportit të cilat po ashtu janë goditur nga kriza" ka thënë Zeka për mediat në vend.


 Tutje Zeka shton se këto masa po ashtu kërkojnë qartësi në aspektin e kritereve të përfituesve, por edhe mekanizmave të zbatimit të mbështetjes së paralajmëruar.


Kryetari i OEAK poashtu se në ndihmë bizneseve mund të i dalin edhe e një pjesë e mjeteve financiare vetanake të cilat mund të sigurohen nga riorientimi i mjeteve buxhetore të planifikuara për investime kapitale, e në të njëjtën kohë duke e pasur parasysh që përqindja e borxhit publik ndaj bruto produktit vendor është e ulët, institucionet kanë hapësirë edhe për rritje të nivelit të huamarrjes.
"Kjo kërkon një koordinim të ngushtë ndërmjet Qeverisë në detyrë dhe Kuvendit. Tashmë dihet që institucione financiare ndërkombëtare kanë ndarë fonde të mëdha për të ndihmuar qeveritë anembanë botës si dhe sektorin privat, prandaj institucionet duhet të jenë të gatshme për absorbimin e këtyre fondeve me qëllim të rikuperimit të shpejtë ekonomik, thotë Zeka.


Komunat e Kosovës kanë mirëpritur propozimet e qeverisë për pakon emergjente, mirëpo presin mbështetje të mëtutjeshme në luftën kundër COVID-19. 


Kështu deklaroi kryetari i Asosacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili lavdëroi edhe koordinimin mes nivelit lokal dhe atij qendror.


E kritika ndaj këtyre masave pati Partia Demokratike e Kosovës.


Sipas tyre, masat e pakos së propozuar nga qeveria në ikje nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë ballë përmasave të pandemisë
 "Ne kemi thënë se është e domosdoshme që nga buxheti i shtetit menjëherë të lansohet Fondi i Posaçëm për Emergjencën, që do të mundësojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të domosdoshme për sanimin e dëmeve ekonomike, përmes miratimit të një Pakoje Financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, në vlerë prej së paku 300 milionë euro. Dhe për këtë kemi ofruar edhe modelimet e sakta financiare dhe veprimet që duhet te ndërmerren menjëherë, por, qeveria nuk i mori parasysh propozimet tona dhe dje publikoi disa masa të tjera, të cilat nuk do të mund të adresojnë në nivelin e duhur dhe të nevojshëm krizën ekonomike.," tha zëdhëndësi i PDK në konferencë për media
Ndryshe, Personeli mjekësor, policët, zjarrfikësit, ushtarët, doganierët, inspektorët dhe punëtorët e dyqaneve ushqimore janë disa nga përfituesit të Pakos Emergjente Fiskale, e cila u miratua nga qeveria në detyrë e Kosovës.

Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, qeveria në këtë pako parasheh mbështetje edhe për përfituesit e skemave sociale.

Kujtomë se edhe Bashkimi Evropian ka ndarë 63 milionë euro ekstra për Kosovën si pako për rimëkëmbjen ekonomike pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit, pas 5 milionëve që ndau ditë më parë

Poashtu edhe SHBA në 273 milonët e ndarë për 64 shtete të botës, 1.1 milionë ka ndarë edhe për Kosovën

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco