Ja e vërteta për taksën 100 për qind, del raporti/ Shtetet që përfituan...

Ja e vërteta për taksën 100 për qind, del raporti/ Shtetet që përfituan...

15:29, 28/03/2020

Shtetet të cilat përfituan nga taksa 100% ndaj Serbisë, sipas produkteve të importuara.

Raporti i realizuar nga Instituti GAP për efektet e taksës 100%.

Qeveria aktuale, konkretisht kryeministri Kurti, në shkurt 2020 ka prezantuar propozimin për heqje të tarifës 100% për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duke filluar nga 15 marsi 2020.

Si hap i dytë ishte propozuar heqja e tërësishme e tarifës për të gjitha produktet nga këto dy vende nga 1 prilli 2020 për një periudhë prej 90 ditësh. Mirëpo, edhe pse ka kaluar afati në fjalë, qeveria nuk ka marrë vendim për heqjen e tarifës në lëndën e parë dhe tarifa mbetet ende në fuqi. Konkretisht, nga 21 nëntori 2018, Kosova aplikon tarifë
100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina
(BiH).3

Kësaj tarife i kishte paraprirë masa e mëhershme ku aplikohej 10% tarifë në produktet e importuara nga këto dy vende. Vendimi për aplikimin e tarifës 100% ishte i karakterit politik dhe pasoi një ditë pasi që Kosova kishte dështuar të anëtarësohej në Interpol. Deri atëherë, Serbia ishte eksportuesi kryesor në Kosovë, mirëpo në të njëjtën kohë ajo mbetej edhe shteti që aplikonte më së shumti barriera tregtare për bizneset kosovare që eksportonin atje.4

Vendosja e tarifës ka paraqitur sfidë për një pjesë të prodhuesve në Kosovë, për shkak të varësisë së tyre nga lënda e parë që vinte nga Serbia dhe për importuesit e produkteve finale. Përveç nevojës për të zëvendësuar produktet e importuara nga Serbia, bizneset janë përballur edhe me rritje të kostos së transportit. Gjithsesi, për palët tjera - bizneset vendore dhe importuesit në Kosovë të cilët importojnë nga vendet tjera - tarifa ka paraqitur mundësi për rritjen e prezencës së tyre në treg.

Kjo analizë synon të vlerësojë ndikimin e tarifës 100% në prodhimin dhe çmimet e produkteve në Kosovë. Duke përdorur indikatorë direkt dhe të tërthortë lidhur me veprimtarinë e industrisë përpunuese, kemi vlerësuar rritjen e prodhimit në Kosovë. Ndërsa, bazuar në indekset e çmimeve të konsumit dhe importit për Kosovën dhe vendet e Bashkimit Evropian, kemi tentuar që të izolojmë faktorët që kanë ndikuar në rritjen e hovshme të çmimeve të konsumit në Kosovë pas vendosjes së tarifës 100%. Analiza është vazhdimësi e analizës së parë të Institutit GAP lidhur me efektet e tarifës 100% në prodhimin e brendshëm dhe çmime në Kosovë, mirëpo që mbulon një periudhë krahasuese më të madhe. 

Të gjeturat tregojnë se importet e produkteve nga Serbia dhe Bosnja dheHercegovina kanë rënë drastikisht pas hyrjes në fuqi të tarifës 100%, ku nga rreth 450 milionë euro në vit që importonte Kosova nga Serbia para tarifës, në vitin
2019, vlera totale e importeve ka rënë në rreth 5.8 milionë euro. Ndërsa, në rastin e BiH, vlera e importeve ka rënë nga rreth 81 milionë euro në vit në të kaluarën, në vetëm 2.2 milionë euro në vitin 2019. Nga vendet që kanë pasur një rritje
më të theksuar pjesëmarrjën e tyre në importin total të Kosovës janë Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, dhe më shumë. Ndërsa, eksportet e Kosovës drejt
Serbisë dhe BiH, edhe pse kanë pësuar rënie, ajo nuk ka qenë aq e theksuar sikur në rastin e importit nga këto dy vende. Vlera e produkteve të eksportuara drejt Serbisë nga Kosova gjatë 2019 ishte reth 17% më e ulët, nga 27 milionë euro në 2018 në 22.8 milionë euro në 2019.

Ndërsa, vlera e produkteve të eksportuara drejt BiH nga Kosova gjatë 2019 ishte rreth 28% më e ulët se në 2018, nga 6.7 milionë euro në 2018 në 4.8 milionë euro në 2019. 

Importi total i Kosovës në 2019 ishte rreth 3.5 miliardë euro apo 4% më i lartë se në 2018, që paraqet një rritje më të ngadalësuar të importeve për dallim nga 2018 dhe 2017. Kurse, eksporti total në 2019 ishte rreth 350 milionë euro apo rreth 6% më i lartë se në 2018. Deficiti tregtar mbetet thuajse njëjtë si në vitet e kalura ku shkalla e mbulueshmërisë se importeve me eksporte mbetet rreth 10%.6

Sa i përket ndikimit të tarifës 100% në prodhimin e brendshëm në Kosovë, analiza gjen se ka një rritje të aktivitetit në sektorin e prodhimit (industrinë përpunuese), por që është jo e theksuar dhe me trend më të ulët se në periudhën para
vendosjes së tarifës. Konkretisht, gjatë periudhës janar - shtator 2019 ky sektor kishte rritje për 10%, ndërsa në periudhën e njëjtë në vitin 2018 rritja e industrisë përpunuese ishte 16%. Në terma real, industria përpunuese ka shënuar një rritje mesatare prej 6.5% gjatë 2019 krahasuar me 2018.7 Po ashtu, konsumi i energjisë elektrike nga ky sektor është rritur për rreth 9.8% krahasuar me vitin 2018.8. Përmë shumë, trendi i punësimit mesatar përgjatë muajve të vitit 2019 ka ndjekur trendin e viteve të kaluara, duke mos pasur ndonjë devijim nga cikli i rënieve dhe ngritjeve të numrit të të punësuarve. Konkretisht, gjatë vitit 2019, numri i punonjësve në sektorin e industrisë përpunuese është rritur në mesatare për 7%, ndërsa në 2018 rritja ishte 10%.

Por, një ndikim më i theksuar i tarifës 100% vërehet në çmimet e produkteve gjatë vitit 2019. Rritjen më të theksuar e kishin çmimet e ushqimit dhe pijeve, të cilat janë rritur për rreth 6.1% në periudhën janar - shtator 2019 krahasuar me
të njejtën periudhë të vitit 2018, që ishte edhe rritja më e lartë nga 2017. Rritja e çmimeve ishte e menjëhershme dhe më dominante në gjashtëmujorin e parë pas vënies së tarifës. Në pjesën e dytë të vitit 2019, vërehet një tendencë rënëse e çmimeve krahasuar me periudhen e njëjtë 2018, mirëpo çmimet përsëri kanë qenë më të larta për rreth 3.3%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco