Kompanitë e autobusëve, sektori më i prekur nga epidemia/ Pronarët e puntorët në ankth

Kompanitë e autobusëve, sektori më i prekur nga epidemia/ Pronarët e puntorët në ankth

09:35, 28/03/2020 Nga B.T

Kanë kaluar dy javë që në rrugët e vendit tonë nuk mund të shohësh e udhëtosh me autobusë, për shkak të  përhapjes së pandemisë. 

Autobusët në vendin tonë janë ndaluar të lëvizin nga 14 marsi tërsisht, derisa  kishin nisur ndalimet nga 11 marsi dhe se nuk dihet kur do të rinisin lëvizjet e tyre për bartjen e udhtarëve. 

Si shkak mos funksionimit të autobusëve tash rreth dy javë kanë mbetur papunë rrethë shtatë mijë punonjës të kësaj fushe, duke mos ditur me fatin e tyre të punës e jetës.

Nga ana tjetër si asnjëherë në histoinë e vendit, stacionet e autobusëve në vend  tash dy javë janë  të boshatisura jo vetëm nga autobusët, por edhe udhtarët.

"Sektori i transportit rrugor të udhëtarve është sektori më i prekur nga vendimi i qeverisë 01/07 dhe vendimet tjera pasuese nga qeveria, pasi që është kërkuar të ndërpritet puna për shkak të pandemisë Covid 19, tha Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhtarëve për "Syri.net". 
 
Sipas tij sektori i transportit rrugor është nyje kryesore lidhëse e ekonomisë në Kosovë, kur e kemi parashysh që vendi
nuk ka trasport tjetër tokësor, hekurudhor e as ujor, përveç transportit të udhtarëve me autobusë.

Ai shtoi se ky sektor ka të punësuar mbi pesë mijë veta direkt, ndërkaq në mënyrë indirekte qofshin mekanikë, tregtarë të autopjesëve dhe furnizimet tjera janë kalkuluar se janë mbi shtatë mijë të punësuar, pa llogarit sektorin e turizmit, hotelierisë e agjencive  të udhëtimit.\

"Mjetet e ndara nga qeveria për paga në vlerë prej 170 euro, as për së afërmi nuk i plotësojnë nevojat e puntorëve të këtij sektori, sepse ata nuk janë raste sociale, por janë të punësuar që kanë kontribuar drejpërdrejt me mundin dhe djersën e tyre drejpërdejt në buxhetin e shtetit", tha Kurtishaj.

Sipas tij si shoqatë, por edhe si kryetar i kuvendit të Odës Ekonomike, i kanë harmonizuar qëndrimet e tyre dhe sot në cilësinë e kryesuesit të kuvendit ju kemi drejtuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse me kërkesë urgjente ddhe kërkesa konkrete për të mbështetur sektorin privat.

"Deri në vendimin tjetër të qeverisë, neve na është ndaluar puna dhe nuk kemi një datë të caktur kur parashikohet të fillohet puna", tha Ruzhdi Kurtishaj për "Syri.net". 

 

Ja shkresa dërguar/ instiucioneve 

Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin numër 01/07 të datës 11.03.2020 dhe me vendimet tjera pasuese, e ka ndërprerë përkohësisht veprimtarinë e shumicës së bizneseve të sektorit privat.

Duke pasur parasysh rëndësinë e sektorit privat për gjenerimin e punësimit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit, mbrojtja e sektorit privat është jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit për të gjeneruar të hyra buxhetore dhe rrjedhimisht edhe për mirëqenien e popullsisë.

Situata e krijuar pas shpalljes së pandemisë COVID-19 ka shkaktuar panik dhe çrregullim të madh në treg, gjë që reflektohet me rënien e menjëhershme të kërkesës për produkte dhe shërbime, rënie të pagesave të obligimeve kontraktuale dhe zvogëlim të qarkullimit të parasë.

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës drejtëpërdrejti janë reflektuar në sektorin privat, duke ndërprerë aktivitetin e këtij sektori dhe duke i sjellur bizneset në pamundësi për të kryer kompenzimin e  obligimeve dhe pagesave të pagave ndaj të punësuarve.
 
Kur kësaj i shtohet  fakti se Qeveria tani më ka bërë realizimin e pagesave për paga të të punësuarve në sektorin publik, atëherë kjo vetëm sa dëshmon se sektori më i atakuar nga këto masa do të mbetet sektori privat, i cili sektor ka numrin më të madh të të punsuarve dhe është burimi kryesor i krijimit të të hyrave buxhetore në nivel vendi.

Sektorit privat ofron sugjerime dhe rekomandime për masat Qeveritare për përkrahjen e sektorit privat, ashtu që ndikimi i krizës të minimizohet sa më shumë që është e mundur. Sektori privat mendon se masat e propozuara duhet të jetësohen pavarësisht zhvillimeve politike, krahas angazhimit aktiv në sektorin shëndetësor. Përfaqësuesit e sektorit privat- anëtarët e OEK-ut dhe organeve drejtuese të saj, i sugjerojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës të zotohet për sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm në sistemin ekonomik të vendit, si në sektorin publik ashtu edhe në sektorin privat.

Anëtarësia e Odës Ekonomike të Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës kërkon urgjentisht të ndërmerren disa nga veprimet e listuara si më poshtë:

• Të sigurohen pagat nga Qeveria për sektorin privat, për të gjitha bizneset, të cilave Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin numër 01/07 të datës 11.03.2020 dhe vendimet tjera pasuese ua ka ndërprerë veprimtarinë e tyre afariste, dhe këto biznese nuk mund të sigurojnë më të hyra për pagat e të punësuarve në sektorin privat. Pagat e punëtorëve të sektorit privat të paguhen në bazë të listës së pagave të të punësuarve  të realizuara nga muaji paraprak pëmes ATK-Trusti.
• Të kompensohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës shpenzimet e qirasë së objekteve, zyrave, depove etj. të sektorit privat derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
• Të paguhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës tatimi në fitim, për kuartalin e parë (TM1) dhe obligimet tjera tatimore për sektorin privat, derisa të ndryshohet vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për të filluar puna normale.
• Qeveria e Republikës së Kosovës të krijojë Fondin për mbështetje financiare - Pako stimuluese për sektorin privat.
• Të merret vendim nga ana e Qeverisë së Republikë së Kosovës për shtyrjen e afatit të raportimit financiar në Këshillin për raportim financiar të Republikës së Kosovës në afat prej 3 muajve.
• Të prolongohen obligimet e kësteve të kredive për sektorin privat në afatin kohor prej 3 (tre) muajve, duke filluar nga data  1 Prill 2020 deri më datën 1 Korrik 2020.
• Të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, për të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati, deri në marrjen e ndonji vendimi tjetër.
• Të lirohen nga pagesat operatoret e transportit rrugor të udhëtarëve me rastin e vazhdimit të rendeve të udhëtimit nga MIA dhe të subvencionohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës regjistrimi i automjeteve transportuese për bartjen e udhëtarëve, mallrave, si dhe makineritë e pajisjet tjera të sektorit privat, si dhe të lirohet nga akciza pë derivate të naftës gjatë kohës sa zgjasin masat e Qeverisë.
• Të hiqet Vendimi administrativ i kufizimit në tërheqjen e parasë së gatshme nga llogaritë bankare komerciale e sidomos për institucionet financiare jo bankare nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
 
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e zotuar që të ofrojë përkrahjen e pa rezervë pë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për të ofruar ekspertizën e duhur për tejkalimin e kësaj krize,  si dhe për ofrimin e alternativave më të përshtatshme që efektet e kësaj krize të manifestohen me pasoja sa më të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco