Sektorit publik i dalin pagat, sektori privat me gishta në gojë

Sektorit publik i dalin pagat, sektori privat me gishta në gojë

16:48, 26/03/2020

“Sot paskan dalë pagat në sektorin publik! Ndërsa për sektorin privat nuk ka akoma asnjë veprim konkret për ta ofruar një pako financiare në mbështetje të kompanive që të mund të mbijetojnë!”


Kështu është shprehur Nora Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook e cila ka njofutar se së bashku me OEK, AmCham, Klubin e Prodhuesve dhe EIC kanë kërkuar mbështetje në vlerë prej 5% të bruto produktit vendor të Kosovës për fazën e emergjencës dhe rimëkëmbjes, në mbështetje të sektorit privat, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas saj kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative, por edhe për shtimin e kapitalit dhe zhvillimin e produkteve financiare të reja të ofruara nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe për zhvillimin e masave të tjera për stimulimin e funksionimit të zinxhirëve të vlerës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

“Nuk e kemi asnjë ditë për ta humbur!”, ka shkruar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco