Rezerva të mjaftueshme, megjithatë kërkesat për miell janë të shumta

Rezerva të mjaftueshme, megjithatë kërkesat për miell janë të shumta

14:44, 26/03/2020

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, , i ka vizituar depot e kompanive “Viva Fresh” dhe “Meridian Express”, për të parë më për së afërmi mundësitë e tyre furnizuese me produkte të nevojshme për nevojat e qytetarëve, për shkak të situatës së krijuar nga virusi pandemik COVID-19.

Qëllimi i vizitës së ministres Hajdari ishte që për së afërmi të informohet në mënyrë të hollësishme për ecurinë e punës dhe për sfidat dhe mundësitë furnizuese të këtyre bizneseve me artikujt esencialë, me theks të veçantë furnizimi me miell në këto rrethana të krijuara nga koronavirusi.

Ministrja i informoi afaristët më hollësisht rreth masave dhe vendimeve që janë ndërmarrë për të tejkaluar këtë situatë dhe njëkohësisht u zotua se do të angazhohet për të krijuar rregull dhe lehtësi për bizneset në zhvillimin e aktiviteti të tyre afarist në këto rrethana.

Gjatë këtyre vizitave, me përfaqësuesit e këtyre kompanive, në mes tjerash, u diskutuan edhe disa çështje si: Mungesa dhe vonesat me furnizim të miellit nga kompanitë prodhuese të miellit në Kosovë tek pikat shitëse në Kosove, sidomos të dy pikat shitëse të lartpërmendura mbetet shqetësuese. Po ashtu, këto dy pika shitëse pohojnë se nuk ka hapësirë për panik dhe se për ushqimet bazë ende qëndrojnë mirë, sidomos depoja e kompanisë “Viva Fresh”, të cilën e vizitoi nga afër ministrja Hajdari.

Si shqetësim tjetër u potencua se në rast se paraqitet nevoja për të importuar miell nga shtetet tjera siç është Bullgaria, për ata do të jetë vështirë pothuajse e pamundshme për t’u realizuar importi, sepse transportuesit ndalohen dhe menjëherë vendosen në karantinë për 14 ditë dhe kjo ua pamundëson realizmin e importit.

Sipas përfaqësuesve të “Meridian Corporation” është pozitive se nga data 16 mars 2020 është kthyer normaliteti i kërkesave të konsumatorëve apo blerësve, që do të thotë se konsumatorët aktualisht qëndrojnë mirë me rezerva familjare, megjithatë kërkesat për miell janë të shumta.

Gjithashtu u theksua se sigurimi i transportit të të punësuarve është i domosdoshëm në këtë kohë të pandemisë, si dhe respektimi i distancës së duhur për punëtorët, do të ishte lehtësi. Si rrjedhojë e mungesës së transportit ka ardhur deri tek reduktimi i orarit, e që këto pika shitëse kanë pasur probleme me realizimin e transportit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco