Ministri Bislimi: Qeveritë e kaluara na lanë 328 milionë euro borxhe

Ministri Bislimi: Qeveritë e kaluara na lanë 328 milionë euro borxhe

14:53, 25/03/2020

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, në fjalën e tij në kuvend, tha se asnjëra nga pikat e cekura në letrën e mocionit ndaj qeverisë nuk janë arsye për shkarkimin e qeverisë.

Për mosheqjen e plotë të taksës 100%, tha se nuk ka as akordim në mes të dy partive nënshkruese emocionit , LDK-së dhe AAK-së.

Ndërsa për raportet ndërkombëtare të Kosovës, Bislimi parashtroi një pyetje për deputetët që duan rrëzimin e qeverisë.

“Kur po thoni partneriteti me miqtë ndërkombëtar, a po mendoni vetëm me SHBA-të? Sepse të gjithë miqtë po thonë ‘shtyjeni mocionin, s’jeni tu bo mirë’, po pesë pare s’po i jepni”.

"Falenderoj secilin prej ministrave qe nuk kanë qenë nga Vetëvendosje, pasi kanë bërë punë të shkelqyeshme, e me punën e tyre, janë bërë pengesë e disa prej këtyre këtu, që e kanë projektuar veten si ministra në këtë qeveri por nuk janë zgjedhur"

Tutje Bislimi foli për dikasterin me të cilin udhëheqë, e që tha se e ka gjetur në gjendje të keqe.

 

"...Unë kam gjete një qeveri me 328 milionë euro borxhe, me kontrata katastrofale, shëndetësi katastrofale, na kanë lënë keqklasifikime, buxhetime të parasyshme, vetëm për ti mashtruar partnerët ndërkombëtar vetëm se janë duke iu përmbajt rregullave, e une mendoj pse AAK është kundër këti buxheti është se ne jemi mundu me vendos rend" tha mes tjerash Bislimi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco