VIDEO/ Shpërthimet e COVID në Kinë, gruaja ha bananen e mbuluar me qese

VIDEO/ Shpërthimet e COVID në Kinë, gruaja ha bananen e mbuluar me qese

09:13, 08/11/2022

Një pasagjere e uritur që donte të hante një banane në një metro në Wuhan u mbulua me një qese plastike gjigante në mënyrë që të shmangte shkeljen e rregullave të Covid.

Gruaja u pa duke ngrënë bananen përpara se ta fuste lëvozhgën në një qese të vogël plastike që kishte sjellë me vete.

Ndërkohë një pasagjeri që i bëri përshtypje veprimi i gruas e filmoi.

Ai u hutua dhe mendoi në fillim nëse gruaja ishte e veshur me një kostum Halloween.

Por më pas e kuptoi se megjithëse ishte pothuajse në periudhën e Halloween, njerëzit aktualisht nuk lejohen të heqin maskat për të ngrënë në transportin publik për shkak të rregullave të COVID-19.

Duke folur për videon ai tha: 'Ka kufizime për shkak të shpërthimeve të koronavirusit, por megjithatë edhe gjatë një shpërthimi dukej paksa ekstreme që gruaja të shkonte në këtë pikë për të ngrënë dicka.'

Ai shtoi se ishte e qartë se cili ishte motivimi, sepse përndryshe do të kishte qenë e pamundur të haje brenda trenit të metrosë me një maskë në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco