Bilanci i COVID/ 42 të infektuar, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, shërohen 66 të tjerë

Bilanci i COVID/ 42 të infektuar, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, shërohen 66 të tjerë

16:14, 01/10/2022

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus nga 722 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 4 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 66 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 482 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 24 në Tiranë, 6 në Durrës, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Memaliaj, nga 1 qytetarë në Lezhë, Krujë, Kavajë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

Statistika (1 Tetor 2022)
Raste të reja ditore                42
Të shëruar në 24 orë             66
Të shtruar në spitale             4
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     722

Testime totale                   1,982,318
Raste pozitive                      331,117
Raste të shëruara                  327,046
Raste Aktive                             482
Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë                    254
Elbasan                   40
Fier                           37
Vlorë                         31
Durrës                     22
Gjirokastër                23

Dibër                           20
Lezhë                        20
Shkodër                 13
Korçë                         10
Berat                           9
Kukës                          3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco