Londra miraton vaksinën e re të firmës Moderna

Londra miraton vaksinën e re të firmës Moderna

11:00, 16/08/2022

Agjencia e Medikamenteve e Britanisë së Madhe i dha dritë të gjelbër vaksinës së firmës Moderna kundër variantit Omikron. Vaksina e re u miratua vetëm për të rriturit.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miratoi versionin e ri të vaksinës së firmës Moderna kundër virusit korona. Inspektorati Shëndetësor Britanik lejoi që versioni të përdoret si vaksinë përforcuese për të rriturit. Kjo vaksinë mendohet se të mbron si nga virusi origjinal i koronës ashtu edhe nga varianti Omikron BA.1.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Moderna, Stéphane Bancel, tha se rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ishte i pari në botë që miratoi vaksinën kundër variantit omikron. Inspektorati Shëndetësor Britanik tha se efektet anësore ishin të ngjashme me ato të vaksinës origjinale të Moderna-s kundër virusit korona dhe efektet anësore zakonisht janë të buta.

Image

Shumica e vaksinave që ishin në dispozion deri tani luftonin shtamet e mëparshme të koronavirusit. Kurse vaksina e re e firmës Moderna, që quhet Spikevax bivalent Original/Omicron, lufton si variantin origjinal të virusit korona, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 2020, ashtu edhe variantin Omikron BA.1.

Vaksina e re ka treguar rezultate "të mira" edhe për nëntipet BA.4 dhe BA.5 të variantit omicron, njoftoi Inspektorati Shëndetësor Britanik.

Vaksina e përshtatur nga prodhuesit BioNTech dhe Pfizer është aktualisht në procesin e miratimit dhe ajo pritet të dalë në treg këtë vjeshtë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco